Për disa ndryshime në ligjin nr. 112/2013, “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë
Ligji nr. 10/2015, datë 19 shkurt 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10/2015
- Data e miratimit
- 19 shkurt 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 32, 9 mars 2015
- Hyn në fuqi
- 24 mars 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 32, datë 2015-03-09
LIGJ
Nr. 10/2015
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 112/2013, “PËR DEKORATAT, TITUJT E
NDERIT, MEDALJET DHE TITUJT VENDORË TË NDERIT NË REPUBLIKËN E
SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 112/2013, “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në
Republikën e Shqipërisë”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 9, shkronja “c” shfuqizohet.
Neni 2
Neni 11shfuqizohet.
Neni 3
Në nenin 23, pika 3, fjalët “të përbashkët të ministrit përgjegjës për Forcat e Armatosura dhe”
hiqen.
Neni 4
Në nenin 26, pika 2, fjalët “dhe ministri përgjegjës për Forcat e Armatosura” hiqen
Neni 5
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 19.02.2015.
Shpallur me dekretin nr. 8992, datë 6.3.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.