Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen shumëpalëshe ndërmjet vendeve të Europës Juglindore për zbatimin e konventës “Për vlerësimin e ndikimit mjedisor në kontekst ndërkufitar”
Ligji nr. 11/2015, datë 19 shkurt 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 11/2015
- Data e miratimit
- 19 shkurt 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 32, 9 mars 2015
- Hyn në fuqi
- 24 mars 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 32, datë 2015-03-09
LIGJ
Nr. 11/2015
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN
SHUMËPALËSHE NDËRMJET VENDEVE TË EUROPËS JUGLINDORE PËR
ZBATIMIN E KONVENTËS “PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT MJEDISOR
NË KONTEKST NDËRKUFITAR”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në marrëveshjen shumëpalëshe ndërmjet vendeve të Europës
Juglindore për zbatimin e konventës “Për vlerësimin e ndikimit mjedisor në kontekst ndërkufitar”
(ESPOO).
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 19.02.2015
Shpallur me dekretin nr. 8993, datë 6.3.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
MARRËVESHJE SHUMËPALËSHE
NDËRMJET SHTETEVE TË EUROPËS JUG LINDORE PËR ZBATIMIN E KONVENTËS
PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT MJEDISOR NË KONTEKST NDËRKUFITAR
Palët e kësaj Marrëveshjeje,
duke marrë parasysh se jo të gjitha palët e kësaj Marrëveshjeje janë palë në Konventën e Vlerësimit
të Ndikimit Mjedisor në Kontekst Ndërkufitar,
duke dëshiruar të zbatojnë hollësisht dispozitat e kësaj Konvente,
kanë rënë dakord sa më poshtë:
Neni 1
Për qëllimet e kësaj Marrëveshjeje,
1. “Palë” nënkupton, nëse konteksti nuk përcakton ndryshe, një Palë Kontraktuese në këtë
Marrëveshje.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.