Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, të ndryshuar

Ligji nr. 8/2015, datë 19 shkurt 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8/2015
Data e miratimit
19 shkurt 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 32, 9 mars 2015
Hyn në fuqi
24 mars 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 32, datë 2015-03-09

LIGJ

Nr. 8/2015

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9723, DATË 3.5.2007, “PËR QENDRËN KOMBËTARE TË REGJISTRIMIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007,“Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Kudo në ligj termat e mëposhtëm ndryshohen si më poshtë:

a) “Subjekti tregtar” zëvendësohet me fjalën “subjekti”.

b) “Bashki e komuna” zëvendësohet me fjalët “njësi të qeverisjes vendore”.

c) “Shoqëri anonime” zëvendësohet me fjalët “shoqëri aksionare”.

ç) “Veprimtari ekonomike tregtare” zëvendësohet me fjalën “veprimtari”.

Neni 2

Në nenin 2 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:

1. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. “Regjistri” është regjistri tregtar, në të cilin regjistrohen subjektet, sipas këtij ligji.”.

2. Pas pikës 11 shtohen pikat 12, 13, 14, 15 dhe 16 me këtë përmbajtje:

“12. “Subjekt” janë subjektet tregtare dhe subjektet e tjera, të cilat, pa pasur cilësinë e tregtarit, kanë detyrimin e regjistrimit, sipas këtij ligji.

13. “Subjekt tregtar” është personi fizik, sipas kuptimit të Kodit Civil, që ka cilësinë e tregtarit, në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi, shoqëritë tregtare dhe degët e shoqërive të huaja.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.