Ligj

Për medaljet në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë

Ligji nr. 9/2015, datë 19 shkurt 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9/2015
Data e miratimit
19 shkurt 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 32, 9 mars 2015
Hyn në fuqi
24 mars 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 32, datë 2015-03-09

LIGJ

Nr. 9/2015

PËR MEDALJET NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i medaljeve, kritereve dhe autoriteteve që kanë të

drejtën e dhënies së tyre, për personelin ushtarak dhe civil që shërben në Forcat e Armatosura të

Republikës së Shqipërisë, si dhe për ushtarakët e huaj që shquhen për merita dhe kontribute të veçanta

për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim njohjen e kontributit dhe përkushtimit të personelit ushtarak dhe civil, që

shërben në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në mbrojtje të interesave të vendit dhe

kryerjes me përgjegjësi të lartë të detyrave, si dhe ushtarakëve të huaj, për merita dhe kontribute të

veçanta për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Neni 3

Fusha e zbatimit

Ky ligj zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe jashtë territorit të saj, ku

personeli i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dërgohet me mision, operacion ushtarak,

shërbim, stërvitje të përbashkët ose mision diplomatik.

Neni 4

Subjektet

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.