Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë
Ligji nr. 13/2015, datë 26 shkurt 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 21 korrik 2022.
- Numri
- 13/2015
- Data e miratimit
- 26 shkurt 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 44, 25 mars 2015
- Hyn në fuqi
- 9 prill 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 44, datë 2015-03-25
LIGJ
Nr. 13/2015
PËR POLICINË USHTARAKE NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekti i këtij ligji është përcaktimi i misionit, statusit, organizimit, përgjegjësive dhe detyrave të
Policisë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Misioni
Misioni i Policisë Ushtarake është ruajtja e rendit ushtarak, garantimi i zbatimit të ligjit nga
veprimtaritë e kundërligjshme në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, mbrojtja e jetës së
personelit, mbrojtja e pronës shtetërore në administrim dhe përdorim të Mini strisë së Mbrojtjes dhe
Forcave të Armatosura, angazhimi në luftën kundër terrorizmit dhe pjesëmarrja në operacionet
paqeruajtëse e humanitare.
Neni 3
Juridiksioni
Policia Ushtarake e ushtron juridiksionin e saj në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe kur
dërgohet me mision, shërbim ose në mbështetje të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë,
jashtë vendit.
Neni 4
Statusi
Policia Ushtarake është strukturë e specializuar në përbërje të Forcave të Armatosura, në varësi të
Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Neni 5
Parimet
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 21 korrik 2022 · 61/2022 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 13/2015 “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.