Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Islandës për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimin mbi të ardhurat
Ligji nr. 14/2015, datë 26 shkurt 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 14/2015
- Data e miratimit
- 26 shkurt 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 38, 18 mars 2015
- Hyn në fuqi
- 2 prill 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 38, datë 2015-03-18
LIGJ
Nr. 14/2015
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE
TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË ISLANDËS PËR SHMANGIEN
E TATIMIT TË DYFISHTË DHE PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL PËR
TATIMIN MBI TË ARDHURAT
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe
Qeverisë së Islandës për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimin
mbi të ardhurat.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 26.2.2015
Shpallur me dekretin nr. 8995, datë 13.3.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bujar Nishani
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
QEVERISË SË ISLANDËS PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË DHE
MËNJANIMIN E EVAZIONIT FISKAL NË LIDHJE ME TATIMIN MBI TË ARDHURAT
Qeveria e Islandës dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë,
me dëshirën për të përfunduar një Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe mënjanimin
e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat,
kanë rënë dakord si më poshtë:
Neni 1
Personat e përfshirë
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.