Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 440, datë 7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”

Ligji nr. 12/2015, datë 26 shkurt 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
12/2015
Data e miratimit
26 shkurt 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 38, 18 mars 2015
Hyn në fuqi
2 prill 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 38, datë 2015-03-18

LIGJ

Nr. 12/2015

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 440, DATË 7.7.2011,

“PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT

NË MJEDIS”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 440, datë 7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 6 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Pika 7 ndryshohet si më poshtë:

“7. “Deklarata për ndikimin e një projekti në mjedis”, më poshtë “Deklarata mjedisore”, është

dokumenti zyrtar i lëshuar nga ministri për vlerësimin mjedisor të projekteve që i nënshtrohen vlerësimit

të thelluar të ndikimit në mjedis dhe shërben si dokument orientues për autoritetin e planifikimit dhe/ose

çdo autoritet përgjegjës në procesin e vendimmarrjes, për një leje zhvillimi apo për një leje të caktuar.”.

2. Pika 9 ndryshohet si më poshtë:

“9. “Autoritet i planifikimit” ka kuptimin që jepet në legjislacionin në fuqi për planifikimin e

territorit.”.

3. Pika 15 shfuqizohet.

Neni 2

Në nenin 7, pikat 4 dhe 5 ndryshohen si më poshtë:

“4. Metodologjia kombëtare e procesit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, ku përcaktohen

metodikat dhe kërkesat për hartimin e raporteve të vlerësimit të ndikimit në mjedis mir atohet nga

Këshilli i Ministrave me propozimin e ministrit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.