Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës për programin e reformimit të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës – faza II

Ligji nr. 17/2015, datë 5 mars 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
17/2015
Data e miratimit
5 mars 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 46, 30 mars 2015
Hyn në fuqi
14 prill 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 46, datë 2015-03-30

LIGJ

Nr. 17/2015

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES KUADËR TË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR PROGRAMIN E REFORMIMIT TË QENDRËS SPITALORE UNIVERSITARE TË TIRANËS – FAZA II

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja kuadër e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës për programin e reformimit të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës – faza II, nëpërmjet një huaje prej 15 930 000 eurosh dhe një granti prej 1 500 000 eurosh, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 5.3.2015

Shpallur me dekretin nr. 9000, datë 19.3.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

LD 1841 (2014)

LLDS-7-TA (2014)

MARRËVESHJE

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR PROGRAMIN E REFORMIMIT TË QENDRËS SPITALORE UNIVERSITARE TË TIRANËS – FAZA II

Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës, një organizatë ndërkombëtare me seli në adresën 55, Avenue Kléber, F-75116 Paris (Francë) (më poshtë e referuar si “CEB” ose “Banka”), nga njëra anë,

dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.