Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin shtesë të Konventës për kontratën e transportit rrrugor ndërkombëtar të mallrave (CMR), në lidhje me faturën elektronike të ngarkesës, bërë në Gjenevë në datën 20.2.2008
Ligji nr. 59/2025, datë 30 tetor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 59/2025
- Data e miratimit
- 30 tetor 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 216, 19 nëntor 2025
- Hyn në fuqi
- 4 dhjetor 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 216, datë 2025-11-19
LIGJ
Nr. 59/2025
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN SHTESË
TË KONVENTËS PËR KONTRATËN E TRANSPORTIT RRUGOR
NDËRKOMBËTAR TË MALLRAVE (CMR), NË LIDHJE ME FATURËN
ELEKTRONIKE TË NGARKESËS, BËRË NË GJENEVË, NË DATËN 20.2.2008
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në protokollin shtesë të Konventës për Kontratën e Transportit
Ndërkombëtar Rrugor të Mallrave (CMR), në lidhje me faturën elektronike të ngarkesës, bërë në
Gjenevë, në datën 20.2.2008, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 30.10.2025.
Shpallur me dekretin nr. 393, datë 17.11.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj.
PROTOKOLL SHTESË
I KONVENTËS PËR KONTRATËN E TRANSPORTIT RRUGOR NDËRKOMBËTAR TË
MALLRAVE (CMR), NË LIDHJE ME FATURËN ELEKTRONIKE TË NGARKESËS
Palët e këtij Protokolli,
duke qenë Palë të Konventës për Kontratën për Transportin Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave
(CMR), të bërë në Gjenevë, më 19 maj 1956;
duke dëshiruar të plotësojnë Konventën, me qëllim lehtësimin e hartimit opsional të faturës së
ngarkesës me anë të procedurave të përdorura për regjistrimin dhe trajtimin elektronik të të dhënave,
kanë rënë dakord si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.