Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian
Ligji nr. 15/2015, datë 5 mars 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 4 dhjetor 2025.
- Numri
- 15/2015
- Data e miratimit
- 5 mars 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 38, 18 mars 2015
- Hyn në fuqi
- 2 prill 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 38, datë 2015-03-18
LIGJ
Nr. 15/2015
PËR ROLIN E KUVENDIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT TË REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EUROPIAN
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është forcimi i rolit të Kuvendit të Shqipërisë në procesin e integrimit të
Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Neni 2
Objekti
Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për marrëdhëniet e Kuvendit me Këshillin e
Ministrave dhe me institucionet e Bashkimit Europian, në procesin e integrimit të Republikës së
Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Neni 3
Fusha e veprimit të ligjit
Ligji e shtrin veprimin e tij mbi funksionet e Kuvendit që kanë të bëjnë me:
a) monitorimin e zbatimit të kuadrit ligjor dhe mbikëqyrjen e zbatimit të politikave për çështjet e
integrimit europian;
b) monitorimin e zbatimit të kuadrit normativ që ka të bëjë me integrimin europian dhe të
fondeve financiare të ofruara nga Bashkimi Europian;
c) informimin e publikut për ecurinë e etapave të procesit të anëtarësimit të Republikës së
Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile të përfshirë në këtë proces.
Neni 4
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 16 mars 2023 · 19/2023 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2015 "Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian"
- 4 dhjetor 2025 · 77/2025 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 15/2015, “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, i ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.