Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr. 9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar

Ligji nr. 16/2015, datë 5 mars 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
16/2015
Data e miratimit
5 mars 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 44, 25 mars 2015
Hyn në fuqi
9 prill 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 44, datë 2015-03-25

LIGJ

Nr. 16-2015

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9584, DATË 17.7.2006, “PËR PAGAT,

SHPËRBLIMET DHE STRUKTURAT E INSTITUCIONEVE TË PAVARURA

KUSHTETUESE DHE TË INSTITUCIONEVE TË TJERA TË PAVARURA, TË

KRIJUARA ME LIGJ”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi

deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të

pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar, bëhen

ndryshimet si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 2, pika 1, emërtimi “Komisioni i Shërbimit Civil” zëvendësohet me emërtimin

“Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”.

Neni 2

Në lidhjen nr. 1 të nenit 4 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Në klasifikimin “D”, emërtimi “Kryetari i Komisionit të Shërbimit Civil” zëvendësohet me

emërtimin “Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”.

2. Në klasifikimin “E”, emërtimi “Anëtari i Komisionit të Shërbimit Civil” shfuqizohet.

Neni 3

Dispozitë kalimtare

Për Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil ky ligj i shtrin efektet financiare nga data e

zgjedhjes së tij nga Kuvendi.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 5.3.2015

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.