Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Austriake të zhvillimit për asistencën teknike për sistemin e Ujësjellës-Kanalizimeve
Ligji nr. 21/2015, datë 12 mars 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 21/2015
- Data e miratimit
- 12 mars 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 53, 9 prill 2015
- Hyn në fuqi
- 24 prill 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 53, datë 2015-04-09
LIGJ
Nr. 21/2015
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE AGJENCISË AUSTRIAKE TË ZHVILLIMIT PËR ASISTENCËN TEKNIKE PËR SISTEMIN E UJËSJELLËS-KANALIZIMEVE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e grantit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Austriake të Zhvillimit për asistencën teknike për sistemin e ujësjellës-kanalizimeve, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 12.3.2015
Shpallur me dekretin nr. 9013, datë 25.3.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
MARRËVESHJE E GRANTIT
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE AGJENCISË AUSTRIAKE TË ZHVILLIMIT MBI ASISTENCËN TEKNIKE PËR SISTEMIN E UJËSJELLËS-KANALIZIMEVE
Në përpjekje për të forcuar marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.