Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe protokollit të zbatimit për asistencën financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë
Ligji nr. 20/2015, datë 12 mars 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 20/2015
- Data e miratimit
- 12 mars 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 48, 1 prill 2015
- Hyn në fuqi
- 16 prill 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2015-04-01
LIGJ
Nr. 20/2015
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT FINANCIAR
USHTARAK NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË DHE PROTOKOLLIT
TË ZBATIMIT PËR ASISTENCËN FINANCIARE NDËRMJET KËSHILLIT TË
MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS
SË TURQISË
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e bashkëpunimit financiar ushtarak ndërmjet Këshillit të Ministrave të
Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe protokolli i zbatimit për asistencën
financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së
Turqisë.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 12.3.2015
Shpallur me dekretin nr. 9012, datë 25.3.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bujar Nishani
MARRËVESHJE E BASHKËPUNIMIT FINANCIAR USHTARAK
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË
HYRJE
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Turqisë (më poshtë
të quajtur “Pala” veçmas dhe “Palët” bashkërisht), me dëshirën për forcimin e mëtejshëm të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.