Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr. 7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, të ndryshuar
Ligji nr. 19/2015, datë 12 mars 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 19/2015
- Data e miratimit
- 12 mars 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 48, 1 prill 2015
- Hyn në fuqi
- 16 prill 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2015-04-01
LIGJ
Nr. 19/2015
PËR NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 7746, DATË 28.7.1993, “PËR
HIDROKARBURET (KËRKIMI DHE PRODHIMI)”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, të ndryshuar,
bëhen shtesa dhe ndryshimi si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 9, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
“3. Në kuadër të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI), kontraktorët që kanë
lidhur marrëveshje hidrokarbure, organet e administratës tatimore dhe doganore, si dhe organet e
qeverisjes qendrore dhe vendore kanë detyrimin të raportojnë, sipas standardit të caktuar nga kjo Nismë,
pranë Sekretariatit të Nismës për Transparencë në Industrinë nxjerrëse, në përputhje me kërkesat e
përcaktuara në aktet nënligjore që hartohen sipas detyrimeve te përcaktuara në Nismën për Transparencë
në Industrinë Nxjerrëse. Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse publikon të
dhënat sipas standardit EITI.”.
Neni 2
Në nenin 12, pika 3 ndryshohet si më poshtë:
“3. Marrëveshja “Albpetrol”, e lidhur më 26 korrik 1993, me të gjitha ndryshimet e saj dhe listat e
objekteve të operacioneve hidrokarbure, të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave, do të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.