Ligj

Për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë.

Ligji nr. 23/2015, datë 19 mars 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
23/2015
Data e miratimit
19 mars 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 85, 26 maj 2015
Hyn në fuqi
10 qershor 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 85, datë 2015-05-26

LIGJ

Nr. 23/2015

PËR SHËRBIMIN E JASHTËM TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj përcakton bazën ligjore të rregullimit të veprimtarisë së Shërbimit të Jashtëm, në

përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe aktet e tjera ndërkombëtare.

Neni 2

Objekti

Objekt i këtij ligji janë:

a) funksionet dhe mënyra e organizimit të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë;

b) procedura e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, funksionimit të misioneve diplomatike

dhe posteve konsullore;

c) kriteret e posaçme të pranimit në Shërbimin e Jashtëm;

ç) procedurat e emërimit të kreut të misionit diplomatik, postit konsullor dhe personelit të tyre;

d) statusi i diplomatit dhe sistemi i karrierës diplomatike;

dh) pozita juridike, ekonomike dhe sociale e anëtarëve të familjes së diplomatit.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Diplomat karriere” është nëpunësi civil, i cili pranohet në Shërbimin e Jashtëm të Republikës

së Shqipërisë, sipas kritereve të përcaktuara në këtë ligj dhe gëzon statusin e diplomatit.

2. “Gradë diplomatike dhe konsullore” është rangu që gëzon diplomati në sistemin e karrierës

diplomatike dhe konsullore.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.