Për një shtesë në ligjin nr. 48/2014, “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare”
Ligji nr. 24/2015, datë 19 mars 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 24/2015
- Data e miratimit
- 19 mars 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 64, 27 prill 2015
- Hyn në fuqi
- 12 maj 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 64, datë 2015-04-27
LIGJ
Nr. 24/2015
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 48/2014 “PËR PAGESAT E VONUARA NË
DETYRIMET KONTRAKTORE E TREGTARE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikat 1 dhe 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 48/2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare” bëhet kjo
shtesë:
Neni 1
Në nenin 2, pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “d” me këtë përmbajtje:
“d) që rrjedhin nga shitja, blerja dhe faturat e shërb imit të transmetimit dhe shpërndarjes së
energjisë elektrike, pa përfshirë pagesat që kryhen në tregun e parregulluar, sipas përcaktimeve të
rregullave të tregut të energjisë elektrike.”.
Neni 2
Përjashtimi i parashikuar në nenin 1 të këtij ligji i shtrin efektet deri më 1 janar 2018.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYETARI
Vangjel Dule
Miratuar në datën 19.3.2015
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.