Ligj

Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2024

Ligji nr. 65/2025, datë 6 nëntor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
65/2025
Data e miratimit
6 nëntor 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 225, 4 dhjetor 2025
Hyn në fuqi
19 dhjetor 2025
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 225, datë 2025-12-04

LIGJ

Nr. 65/2025

PËR MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË VITIT 2024

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 158 të Kushtetutës dhe të nenit 63, të ligjit nr. 9936,

datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Miratimi i raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit

Miratohet raporti vjetor i konsoliduar i zbatimit të buxhetit për vitin 2024 sipas dokumenteve të

mëposhtme, pjesë përbërëse të tij, si më poshtë:

a) pasqyrat e konsoliduara vjetore për transaksionet financiare të shtetit për vitin 2024;

b) raporti për zbatimin e buxhetit vjetor 2024 në nivelin e fondeve të miratuara dhe objektivat e

realizuar;

c) raporti për borxhin publik dhe përbërjen e tij për vitin 2024;

ç) raporti për përdorimin e fondit rezervë dhe të kontingjencës për vitin 2024;

d) raporti për situatën e kontrollit të brendshëm financiar publik në njësitë e qeverisjes së

përgjithshme gjatë vitit 2024.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 6.11.2025.

Shpallur me dekretin nr. 400, datë 26.11.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bajram Begaj.

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.