Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar
Ligji nr. 27/2015, datë 26 mars 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 27/2015
- Data e miratimit
- 26 mars 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 63, 24 prill 2015
- Hyn në fuqi
- 9 maj 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 63, datë 2015-04-24
LIGJ
Nr. 27/2015
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8097, DATË 21.3.1996, “PËR
PENSIONET SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PERSONAVE QË KRYEJNË
FUNKSIONE KUSHTETUESE DHE TË PUNONJËSVE TË SHTETIT”, TË
NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që
kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe
shtesa:
Neni 1
Në nenin 1 bëhen ndryshimi dhe shtesat e mëposhtme:
1. Në pikën 7, fjalët “dhe e rillogaritjes” hiqen.
2. Në pikën 8, shkronja “a”, pas fjalëve “Prokurori i Përgjithshëm” shtohen fjalët “Shefi i Shtabit të
Përgjithshëm të Forcave të Armatosura”.
3. Në pikën 8, shkronja “b”, shtohen funksionet: “Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe
Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, “Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, “Komisioneri për
Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”, “Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë” dhe “Gjeneralët e
Forcave të Armatosura dhe punonjësit e Policisë së Shtetit të rolit madhor”.
4. Pas pikës 10 shtohen pikat 11 dhe 12 me këtë përmbajtje:
“11. Me termin “pagesë kalimtare” kuptohet pagesa që përfitojnë personat, subjekt i këtij ligji,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.