Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar

Ligji nr. 29/2015, datë 26 mars 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
29/2015
Data e miratimit
26 mars 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 59, 17 prill 2015
Hyn në fuqi
2 maj 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 59, datë 2015-04-17

LIGJ

Nr. 29/2015

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE

TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË

PËR MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe

Qeverisë së Republikës së Italisë për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar, sipas

tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 26.3.2015

Shpallur me dekretin nr. 9045, datë 10.4.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bujar Nishani

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE PËRMBROJTJEN E NDËRSJELLËTË

INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës Italiane (më poshtë të

quajtura “Palët”),

duke pranuar rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit të tyre reciprok për stabilizimin e paqes,

sigurisë ndërkombëtare dhe besimit të ndërsjellë;

duke pranuar se bashkëpunimi i mirë kërkon shkëmbimin e informacionit të klasifikuar ndërmjet

Palëve;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.