Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 31/2015, datë 2 prill 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
31/2015
Data e miratimit
2 prill 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 51, 6 prill 2015
Hyn në fuqi
6 prill 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 51, datë 2015-04-06

LIGJ

Nr. 31/2015

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 019, DATË 29.12.2008 “KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81, pika 2, 83, pika 1, dhe 84, pika 4, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 27 bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 2 bëhen ndryshimet si më poshtë:

a) Fjalia e parë dhe e dytë e pikës 2 ndryshohen si më poshtë:

“2. Juridiksioni territorial i ZAZ-ve, si rregull, është i njëjtë me territorin administrativ të bashkisë, sipas ligjit që rregullon organizimin administrativ-territorial të Republikës së Shqipërisë. Bashkitë që kanë më shumë se 80 mijë shtetas me të drejtë vote ndahen nga KQZ-ja në më shumë sesa një Zonë të Administrimit Zgjedhor, në përputhje me kriteret e mëpo-shtme:”

b) Shkronja “a” ndryshohet si më poshtë:

“a) pandashmëria e territorit të njësisë administrative, përjashtuar ato me më shumë se 80 mijë zgjedhës;”

2. Në pikën 3, togfjalëshi “apo rrethe të ndryshme brenda të njëjtit qark”, hiqet.

3. Pika 4 ndryshohet si më poshtë:

“4. Për Bashkinë e Tiranës, secila nga njësitë bashkiake përbën Zonë Administrimi Zgjedhor më vete.”

4. Në pikën 5, fjalia e fundit ndryshohet si më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.