Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, të ndryshuar

Ligji nr. 30/2015, datë 2 prill 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
30/2015
Data e miratimit
2 prill 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 51, 6 prill 2015
Hyn në fuqi
6 prill 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 51, datë 2015-04-06

LIGJ

Nr. 30/2015

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8652, DATË 31.7.2000,

“PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISJES VENDORE”,TË

NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 13, 81, pika 2, 83, pika 1, 84, pika 4, dhe 108 -115 të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qev erisjes vendore”, të

ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Kudo në ligj, fjalët “komunë”, “kryetar komune” e “këshilli i komunës” hiqen.

Neni 2

Në nenin 2, pas pikës 15 shtohet pika 16 me këtë përmbajtje:

“16. “Konsultimi” ndërmjet institu cioneve të pushtetit qendror dhe njësive të qeverisjes vendore

është një proces institucional, transparent dhe i drejtpërdrejtë, për informimin, këshillimin dhe

shkëmbimin e opinioneve për politikat, legjislacionin e normat që rregullojnë qeverisjen vendor e, i

cili zhvillohet rregullisht dhe në mënyrë të vazhdueshme, sipas procedurave dhe një strukture të

përcaktuar.”.

Neni 3

Në nenin 4, pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Marrëdhëniet ndërmjet organeve të njësive të qeverisjes vendore dhe institucioneve të

qeverisjes qendrore bazohen në parimin e subsidiaritetit, të konsultimit dhe të bashkëpunimit për

zgjidhjen e problemeve të përbashkëta.”.

Neni 4

Neni 5 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 5

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.