Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 102/2014 “Kodi doganor i Republikës së Shqipërisë”
Ligji nr. 32/2015, datë 2 prill 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 32/2015
- Data e miratimit
- 2 prill 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 63, 24 prill 2015
- Hyn në fuqi
- 9 maj 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 63, datë 2015-04-24
LIGJ
Nr. 32/2015
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 102/2014 “KODI DOGANOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 81, pika 2, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 102/2014 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” bëhen këto ndryshime dhe
shtesa:
Neni 1
Në nenin 213, pika 2, fjalia e dytë ndryshohet si më poshtë:
“Magazinat doganore private konsiderohen edhe “dyqane të çliruara nga detyrimet” (duty free shops)
që autorizohen të hapen në aeroportet për fluturime ndërkombëtare, portet për destinacionet
ndërkombëtare dhe pikat kufitare tokësore, që ndodhen në zonën doganore të territorit doganor të
Republikës së Shqipërisë. Këshilli i Ministrave përcakton me vendim procedurat, rregullat, mënyrën dhe
kriteret e dhënies dhe numrin e autorizimeve për “dyqanet e çliruara nga detyrimet” (duty free shops), si
dhe kushtet, të drejtat, detyrimet dhe afatet.”.
Neni 2
Në nenin 289, pika 2, pas numërtimit “16” shtohen fjalët “pikat 4 dhe 5 të nenit 199,”.
Neni 3
Në nenin 291, pika 2, pas fjalëve “dhe 288” shtohen fjalët “fjalia e dytë e pikës 2 të nenit 213”.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 2.4.2015
Shpallur me dekretin nr. 9052, datë 20.4.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.