Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator i fondeve grant, të siguruara nga BERZH-i, nga burimet e veta, nën fondin e veçantë të aksionarëve, për Strategjinë e Taksimit Rrugor në Shqipëri
Ligji nr. 33/2015, datë 2 prill 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 33/2015
- Data e miratimit
- 2 prill 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 69, 5 maj 2015
- Hyn në fuqi
- 20 maj 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 69, datë 2015-05-05
LIGJ
Nr. 33/2015
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT NDËRMJET KËSHILLIT TË
MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA
MINISTRIA E FINANCAVE, DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE
ZHVILLIM, SI ADMINISTRATOR I FONDEVE GRANT, TË SIGURUARA NGA
BERZH-i, NGA BURIMET E VETA, NËN FONDIN E VEÇANTË TË AKSIONARËVE,
PËR STRATEGJINË E TAKSIMIT RRUGOR NË SHQIPËRI
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e grantit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të
përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si
administrator i fondeve grant, të siguruara nga BERZH-i, nga burimet e veta, nën fondin e veçantë të
aksionarëve, për Strategjinë e Taksimit Rrugor në Shqipëri, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe
pjesëve përbërëse të tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 2.4.2015
Shpallur me dekretin nr. 9066, datë 28.4.2015, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
MARRËVESHJA E GRANTIT
NR. C26374/EBSF-2011-10-161
MARRËVESHJA E GRANTIT PËR STRATEGJINË E TAKSIMIT RRUGOR NË SHQIPËRI
KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË I PËRFAQËSUAR NGA
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.