Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Rumanisë për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar

Ligji nr. 34/2015, datë 2 prill 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
34/2015
Data e miratimit
2 prill 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 63, 24 prill 2015
Hyn në fuqi
9 maj 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 63, datë 2015-04-24

Faqe|2795

LIGJ

Nr. 34/2015

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË RUMANISË PËR MBROJTJEN E

NDËRSJELLË TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së

Rumanisë për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe

pjesëve përbërëse të tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 2.4.2015

Shpallur me dekretin nr. 9053, datë 20.4.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar

Nishani

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË

SË RUMANISË MBI MBROJTJEN RECIPROKE TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe qeveria e Rumanisë, më poshtë quhen “Palët”,

me synim sigurimin e mbrojtjes reciproke të informacionit të klasifikuar, për të cilin është caktuar një nivel

i klasifikimit të sigurisë në shtetin e një Pale dhe i është transferuar shtetit të Palës tjetër,

me dëshirën për të vendosur rregulla për mbrojtjen reciproke të informacionit të klasifikuar, që do të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.