Ligj

Për një ndryshim në ligjin nr. 8831, datë 22.11.2001, “Për pronësinë shtetërore në shoqëritë tregtare financiare me kapital tërësisht shtetëror”

Ligji nr. 38/2015, datë 9 prill 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
38/2015
Data e miratimit
9 prill 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 66, 30 prill 2015
Hyn në fuqi
15 maj 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 66, datë 2015-04-30

LIGJ

Nr. 38/2015

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8831, DATË 22.11.2001, “PËR PRONËSINË

SHTETËRORE NË SHOQËRITË TREGTARE FINANCIARE ME KAPITAL

TËRËSISHT SHTETËROR”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8831, datë 22.11.2001, “Për pronësinë shtetërore në shoqëritë tregtare financiare me

kapital tërësisht shtetëror”, bëhet ndryshimi si më poshtë:

Neni 1

Neni 1 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 1

1. Ministria e Financave, e përfaqësuar nga ministri, vepron në emër të shtetit dhe është pronare

e bankave tregtare shtetërore dhe e institucioneve financiare jobankare.

2. Ministri përgjegjës për ekonominë vepron në emër të shtetit dhe është pronar i shoqërive

shtetërore të sigurimit, të cilat janë me kapital tërësisht shtetëror.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 9.4.2015

Shpallur me dekretin nr. 9061, datë 27.4.2015, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar

Nishani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.