Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, “Marrësi”, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim, “Agjencia zbatuese e projektit”, dhe KFW Frankfurt am Main, “KFW”, për fondet IPA të Bashkimit Evropian për furnizimin me ujë të zonave rurale III
Ligji nr. 35/2015, datë 9 prill 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 35/2015
- Data e miratimit
- 9 prill 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 66, 30 prill 2015
- Hyn në fuqi
- 15 maj 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 66, datë 2015-04-30
LIGJ
Nr. 35/2015
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT DHE PROJEKTIT
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, “MARRËSI”, TË PËRFAQËSUAR NGA
MINISTRIA E FINANCAVE, DHE FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIM, “AGJENCIA
ZBATUESE E PROJEKTIT”, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, “KFW”, PËR
FONDET IPA TË BASHKIMIT EVROPIAN PËR FURNIZIMIN ME UJË TË ZONAVE
RURALE III
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e financimit dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, “Marrësi”,
të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim, “Agjencia zbatuese e
projektit”, dhe KfW Frankfurt am Main, “KfW”, për fondet IPA të Bashkimit Evropian për furnizimin
me ujë të zonave rurale III, me një grant në shumën 9 803 922 euro, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji
dhe pjesëve përbërëse të tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 9.4.2015
Shpallur me dekretin nr. 9058, datë 27.4.2015, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
MARRËVESHJE FINANCIMI
DHE PROJEKTI
E DATËS____________ NDËRMJET KfW, FRANKFURT AM MAIN (KfW) DHE
KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (MARRËSI) TË
PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE FONDIT SHQIPTAR PËR
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.