Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, “Marrësi”, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Fondit Shqiptar për Zhvillim, “Agjencia zbatuese e projektit”, dhe KfW Frankfurt am Main, “Kfw”, për masat shoqëruese për furnizimin me ujë të zonave rurale III
Ligji nr. 36/2015, datë 9 prill 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 36/2015
- Data e miratimit
- 9 prill 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 66, 30 prill 2015
- Hyn në fuqi
- 15 maj 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 66, datë 2015-04-30
LIGJ
Nr. 36/2015
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT DHE PROJEKTIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, “MARRËSI”, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, E FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIM, “AGJENCIA ZBATUESE E PROJEKTIT”, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, “KFW”, PËR MASAT SHOQËRUESE PËR FURNIZIMIN ME UJË TË ZONAVE RURALE III
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e financimit dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, “Marrësi”, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Fondit Shqiptar për Zhvillim, “Agjencia zbatuese e projektit”, dhe KfW Frankfurt am Main, “KfW” për masat shoqëruese për furnizimin me ujë të zonave rurale III, me një grant në shumën 1 500 000 euro, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 9.4.2015
Shpallur me dekretin nr. 9059, datë 27.4.2015, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
MARRËVESHJE FINANCIMI DHE PROJEKTI
Datë………………
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.