Ligj

Për barazinë gjinore

Ligji nr. 64/2025, datë 6 nëntor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
64/2025
Data e miratimit
6 nëntor 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 229, 10 dhjetor 2025
Hyn në fuqi
25 dhjetor 2025
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 229, datë 2025-12-10

LIGJ

Nr. 64/2025

PËR BARAZINË GJINORE1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

1. Ky ligj garanton, mbron dhe promovon arritjen e barazisë gjinore si vlerë themelore e zhvillimit

demokratik të shoqërisë.

2. Ky ligj rregullon çështjet themelore të barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës publike dhe

private për arritjen e barazisë gjinore plotësisht dhe në mënyrë efektive, ligjërisht dhe në praktikë, si

dhe trajtimit të barabartë, pavarësisht përkatësisë gjinore, përmes mbrojtjes, mundësive të barabarta

për ushtrimin e të drejtave dhe gëzimin e të mirave dhe shërbimeve, pjesëmarrjes, përfaqësimit dhe

ndihmesës në zhvillimin e të gjitha fushave të jetës shoqërore.

1Ky projektligj është përafruar pjesërisht me:

- Direktivën (BE) 2019/1158 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 20 qershor 2019, “Për balancën punë–jetë për

prindërit dhe kujdestarët” dhe që shfuqizon Direktivën e Këshillit 2010/18/BE. Numri CELEX 32019L1158, Fletorja

Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 188, datë 12.7.2019, faqe 79–93.

- Direktivën e Këshillit 92/85/KEE, datë 19 tetor 1992, “Mbi futjen e masave për të inkurajuar përmirësimet në sigurinë

dhe shëndetin në punë të punëtoreve shtatzëna dhe punëtoreve që kanë lindur së fundmi ose që janë duke ushqyer me

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.