Akt normativ

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar

Akti normativ nr. 5/2024, datë 19 dhjetor 2024, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Numri
5/2024
Data e miratimit
19 dhjetor 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 215, 20 dhjetor 2024
Hyn në fuqi
20 dhjetor 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 215, datë 2024-12-20

AKT NORMATIV

Nr.5, datë 19.12.2024

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.97/2023,

“PËR BUXHETIN E VITIT 2024”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI

Në ligjin nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni l

Nenet 2, 3 dhe 4 ndryshohen, si më poshtë vijon:

“Neni 2

Buxheti i shtetit për vitin 2024 është:

Të ardhurat | 515 390 milionë lekë;

Shpenzimet | 572 670 milionë lekë;

Deficiti | 57 280 milionë lekë.

Neni 3

Buxheti vendor për vitin 2024 është:

Të ardhurat | 82 750 milionë lekë,

nga të cilat: |

- transferta e pakushtëzuar e përgjithshme | 25 773 milionë lekë

- transferta e pakushtëzuar sektoriale | 11 115 milionë lekë

- transferta sektoriale për pagat | 1 500 milionë lekë;

- të ardhura të tjera | 44 362 milionë lekë;

Shpenzimet | 82 750 milionë lekë.

Neni 4

Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2024 është:

l. Sigurimi i detyrueshëm, programet kompensuese dhe trajtimet e veçanta.

Të ardhurat, gjithsej | 169 658 milionë lekë,

nga të cilat: |

- kontributet | 134 059 milionë lekë;

- transferimet nga buxheti i shtetit | 35 599 milionë lekë;

Shpenzimet | 169 658 milionë lekë.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.