STATUSI I NËPUNËSIT CIVIL
Ligji nr. 8549, datë 11 nëntor 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8549
- Data e miratimit
- 11 nëntor 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 36, 31 dhjetor 1999
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 36, datë 1999-12-31
1
LIGJ
Nr.8549, datë 11.11.1999
STATUSI I NËPUNËSIT CIVIL
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi dhe objekti
1. Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave të njëjta për kushtet dhe procedurat e
pranimit në shërbimin civil, për mënyrën e fillimit dhe mbarimit të marrëdhënieve të punës,
për zhvillimin e karrierës, për garantimin e të drejtave dhe përcaktimin e detyrimeve të
nëpunësve civilë, me synim krijimin e një shërbimi civil të qëndrueshëm, profesional dhe
efiçient.
2. Ky ligj përcakton skemën e administrimit të shërbimit civil, si dhe rregullon
marrëdhëniet juridike ndërmjet në punësve civilë dhe institucioneve të administratës publike
të nivelit qendror apo vendor të përcaktuara në nenin 2 të këtij ligji.
3. Për çështje të cilat nuk rregullohen shprehimisht nga ky ligj, do të zbatohet Kodi i
Punës dhe legjislacioni përkatës.
Neni 2
Përkufizimet dhe fusha e veprimit
1. “Nëpunësit civilë” në kuptim të këtij ligji janë ata nëpunës të institucioneve të
administratës publike të nivelit qendror apo vendor, të cilët ushtrojnë autoritetin publik në
detyra të natyrës drejtuese, organizuese, mbikëqyrëse apo ekzekutuese, përcaktuar sipas nenit
11 të këtij ligji.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.