Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut për mbrojtjen shoqërore

Ligji nr. 42/2015, datë 16 prill 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
42/2015
Data e miratimit
16 prill 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 69, 5 maj 2015
Hyn në fuqi
20 maj 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 69, datë 2015-05-05

LIGJ

Nr. 42/2015

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE

TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE DUKATIT TË MADH TË LUKSEMBURGUT

PËR MBROJTJEN SHOQËRORE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Dukatit të Madh të

Luksemburgut për mbrojtjen shoqërore, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të

tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 16.4.2015

Shpallur me dekretin nr. 9065, datë 28.4.2015, të Pres identit të Republikës së Shqipërisë,

Bujar Nishani

MARRËVESHJE

PËR MBROJTJEN SHOQËRORE NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

DUKATIT TË MADH TË LUKSEMBURGUT

Republika e Shqipërisë dhe Dukati i Madh i Luksemburgut, më poshtë do të quhen “Shtete

kontraktuese” për rregullimin e marrëdhënieve reciproke midis dy vendeve në fushën e mbrojtjes

shoqërore, kanë rënë dakord si më poshtë:

PJESA I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Përkufizime

1. Me qëllim zbatimin e Marrëveshjes së mëposhtme, termi:

a) “Legjislacion” nënkupton ligjet, aktet nënligjore, rregulloret dhe dispozitat statutore për

mbrojtjen shoqërore, të përcaktuara në pikën 1, të nenit 2;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.