Ligj

Për një ndryshim në ligjin nr. 7918, datë 13.4.1995, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 1030, datë 23.2.1995, “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekëve të privatizimit)” dhe dekretit nr. 1049, datë 27.3.1995, “Për disa plotësime në dekretin nr. 1030, datë 23.2.1995””, të ndryshuar

Ligji nr. 40/2015, datë 16 prill 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
40/2015
Data e miratimit
16 prill 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 68, 4 maj 2015
Hyn në fuqi
19 maj 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 68, datë 2015-05-04

LIGJ

Nr. 40/2015

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 7918, DATË 13.4.1995, “PËR MIRATIMIN ME

NDRYSHIME TË DEKRETIT NR. 1030, DATË 23.2.1995, “PËR EMETIMIN DHE

SHPËRNDARJEN E BONOVE TË PRIVATIZIMIT (LEKËVE TË PRIVATIZIMIT)”

DHE DEKRETIT NR. 1049, DATË 27.3.1995, “PËR DISA PLOTËSIME NË DEKRETIN

NR. 1030, DATË 23.2.1995””, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr. 7 918, datë 13.4.1995, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 1030, datë

23.2.1995, “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekëve të privatizimit)” dhe

dekretit nr. 1049, datë 27.3.1995, “Për disa plotësime në dekretin nr. 1030, datë 2 3.2.1995””, të

ndryshuar, fjalia e fundit e nenit 3 ndryshohet si më poshtë:

“Afati i përdorimit të bonove dhe lekëve të privatizimit është deri më 31.12.2016.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 16.4.2015

Shpallur me dekretin nr. 9064, datë 28.4.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bujar Nishani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.