Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës koncesionare/PPP, me objekt ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e Rrugës së Arbrit, ndërmjet shtetit shqiptar dhe shoqërisë “China State Construction Company”
Ligji nr. 41/2015, datë 16 prill 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 41/2015
- Data e miratimit
- 16 prill 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 78, 19 maj 2015
- Hyn në fuqi
- 3 qershor 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 78, datë 2015-05-19
LIGJ
Nr. 41/2015
PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR NEGOCIMIN DHE
LIDHJEN E KONTRATËS KONCESIONARE/PPP, ME OBJEKT NDËRTIMIN,
OPERIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE MENAXHIMIN E RRUGËS SË ARBRIT,
NDËRMJET SHTETIT SHQIPTAR DHE SHOQËRISË “CHINA STATE
CONSTRUCTION COMPANY”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj përcakton procedurën e veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës koncesionare /PPP
ndërmjet shtetit shqiptar dhe shoqërisë “China State Construction Company” për ndërtimin, operimin,
mirëmbajtjen dhe menaxhimin e Rrugës së Arbrit, si përjashtim nga procedurat e përcaktuara në ligjin nr.
125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”.
Neni 2
Procedura e negocimit
Procedura e negocimit për lidhjen e kontratës ndiqet nga Komisioni i Negocimit të Kontratës,
kryesuar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe me anëtarë, përfaqësues të Ministrisë së
Financave, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Ministrisë së
Drejtësisë dhe Avokaturës së Shtetit.
Komisioni i Negocimit të Kontratës asistohet nga një konsulent i huaj, i cili bën vlerësimet ligjore dhe
financiare të propozimit të paraqitur dhe kontratës që do të lidhet. Përzgjedhja e konsulentit bëhet nga
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.