Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë.
Ligji nr. 44/2015, datë 30 prill 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 44/2015
- Data e miratimit
- 30 prill 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 87, 28 maj 2015
- Hyn në fuqi
- 28 maj 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 87, datë 2015-05-28
LIGJ
Nr. 44/2015
KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 81, pika 2, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
PJESA E PARË
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
KREU I
QËLLIMI, FUSHA E ZBATIMIT DHE PËRKUFIZIME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Ky Kod ka për qëllim të sigurojë realizimin efektiv të funksioneve publike administrative në shërbim të personave, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe të interesave të ligjshëm të tyre, në realizimin e këtyre funksioneve, duke zbatuar parimin e procesit të rregullt ligjor.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Ky Kod zbatohet kur organi publik, në ushtrimin e funksioneve publike administrative, të rregulluara nga e drejta administrative:
a) vendos për të drejtat, detyrimet dhe interesat e ligjshëm të personave, si dhe çdo rast tjetër, kur ligji parashikon shprehimisht nxjerrjen e një akti administrativ;
b) lidh një kontratë administrative apo kryen një veprim tjetër administrativ, i cili ka të bëjë me të drejtat, detyrimet dhe interesat e ligjshëm të personave.
2. Dispozitat e këtij Kodi zbatohen edhe për rastet kur:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.