Ligj

Për sektorin e energjisë elektrike.

Ligji nr. 43/2015, datë 30 prill 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 14 maj 2020.

Numri
43/2015
Data e miratimit
30 prill 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 87, 28 maj 2015
Hyn në fuqi
12 qershor 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 87, datë 2015-05-28

LIGJ

Nr. 43/2015

PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

PJESA E PARË

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi i ligjit

Qëllimi i këtij ligji është garantimi i furnizimit të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike të

klientëve, nëpërmjet krijimit të një tregu funksional dhe konkurrues të energjisë elektrike, duke marrë në

konsideratë interesat e klientëve, sigurinë e cilësinë e shërbi mit të furnizimit me energji elektrike dhe

kërkesat për mbrojtjen e mjedisit.

Neni 2

Objekti i ligjit

Ky ligj rregullon marrëdhëniet në veprimtaritë e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit

me energji elektrike, si dhe vendos rregullat lidhur me:

a) hapjen, organizimin dhe funksionimin e një tregu konkurrues të energjisë elektrike;

b) pjesëmarrjen në tregun e energjisë elektrike;

c) dhënien e autorizimeve dhe licencave në sektorin e energjisë elektrike;

ç) rregullimin e veprimtarive në se ktorin e energjisë elektrike, mbrojtjen e klientëve, sigurinë e

furnizimit dhe krijimin e strukturave konkurruese të tregut të energjisë elektrike;

d) integrimin e tregut shqiptar në tregun rajonal dhe atë europian të energjisë elektrike.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 15 shkurt 2018 · 7/2018 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 43/2015, “PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE”
  2. 14 maj 2020 · 61/2020 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.