Për disa ndryshime në ligjin nr. 9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar.
Ligji nr. 47/2015, datë 7 maj 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 47/2015
- Data e miratimit
- 7 maj 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 84, 25 maj 2015
- Hyn në fuqi
- 9 qershor 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 84, datë 2015-05-25
LIGJ
Nr. 47/2015
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9235, DATË 29.7.2004, “PËR KTHIMIN
DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pikat 1 e 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar,
bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Neni 24 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 24
Afati për procesin e njohjes, të kthimit e të kompensimit të pronave të paluajtshme dhe afati për
kryerjen e procesit të pagesës së kompensimit, të përcaktuar në nenin 23, të këtij ligji, është data
30.10.2015.”.
Neni 2
Në nenin 28, data “30.4.2015” zëvendësohet me datën “30.10.2015”.
Neni 3
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 7.5.2015
Shpallur me dekretin nr. 9107, datë 21.5.2015, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bujar Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.