Akt normativ

PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR.19, DATË 1.2.1990 “PËR DISA MASA PËR PLOTËSIMIN MË MIRË TË NEVOJAVE PËR BANIM”

Akti normativ nr. 89/1990, datë 21 mars 1990, nga Këshilli i Ministrave.

Numri
89/1990
Data e miratimit
21 mars 1990
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 2, 9 prill 1990
Hyn në fuqi
9 prill 1990
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 2, datë 1990-04-09

VENDIM

Nr.89, datë 21.3.1990

PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR.19, DATË

1.2.1990 “PËR DISA MASA PËR PLOTËSIMIN MË MIRË TË NEVOJAVE PËR BANIM”

Me propozimin e Ministrisë së Ndërtimit dhe të Ministrisë së Ekonomisë Komunale, Këshilli i

Ministrave

VENDOSI:

Në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.19, datë 1.2.1990, pika 2 ndryshohet si vijon:

“Në qytete, ndërtimi i banesave vetjake të bëhet nga shtetasit, nga ndërmarrjet e sistemit të

ndërtimit ose edhe nga ndërmarrje të tjera që kanë veprimtari n dërtimi. Vlerësimi i punimeve për

ndërtimin e apartamenteve vetjake të grupuara të bëhet me çmimet e manualit të Ministrisë së

Ndërtimit, kurse për ndërtimin e banesave vetjake të veçuara të bëhet me çmimet e manualeve të

Ministrisë së Ekonomisë Komunale. Këto kritere zbatohen edhe për shitjen e apartamenteve të

grupuara dhe të banesave të veçuara.

Për ndërtimin e banesave vetjake ndërmarrjet lidhin kontratë me shtetasit, ku përcaktohen

detyrimet e ndërsjella”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE

ADIL ÇARÇANI

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.