Ligj

Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë.

Ligji nr. 46/2015, datë 7 maj 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
46/2015
Data e miratimit
7 maj 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 85, 26 maj 2015
Hyn në fuqi
10 qershor 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 85, datë 2015-05-26

LIGJ

Nr. 46/2015

PËR SHËRBIMET POSTARE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

1. Ky ligj përcakton rregullat për ofrimin dhe sigurimin e shërbimeve postare dhe shërbimin universal postar, si dhe kushtet për akses në rrjetin postar në Republikën e Shqipërisë.

2. Ky ligj përcakton institucionet përgjegjëse për rregullimin e shërbimit postar, si dhe të drejtat dhe detyrimet e ofruesve dhe përdoruesve të shërbimeve postare në Republikën e Shqipërisë.

Neni 2

Qëllimi i ligjit

Qëllimi i këtij ligji është:

1. Sigurimi i ofrimit të shërbimit universal postar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

2. Sigurimi i financimit të shërbimit universal postar për të garantuar ofrimin e vazhdueshëm të shërbimeve universale postare.

3. Nxitja e konkurrencës së lirë dhe efektive në ofrimin e shërbimeve postare.

4. Përcaktimi i parimeve për tarifat dhe sigurimi i transparencës së llogarive të ofrimit të shërbimit universal postar.

5. Përcaktimi i standardeve të cilësisë për ofrimin e shërbimit universal, nxitja e përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit, harmonizimi i standardeve teknike dhe modernizimi i shërbimeve postare.

6. Mbrojtja e interesave të përdoruesve dhe sigurimi i trajtimit të barabartë të tyre.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.