Ligj

Për ratifikimin e ndryshimit nr. 4, të marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për forcimin e shtetit të së drejtës dhe qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Ligji nr. 49/2015, datë 7 maj 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
49/2015
Data e miratimit
7 maj 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 85, 26 maj 2015
Hyn në fuqi
10 qershor 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 85, datë 2015-05-26

LIGJ

Nr. 49/2015

PËR RATIFIKIMIN E NDRYSHIMIT NR. 4, TË MARRËVESHJES SË NDIHMËS

PËR OBJEKTIVA ZHVILLIMI, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA

TË AMERIKËS, PËR FORCIMIN E SHTETIT TË SË DREJTËS DHE QEVERISJEN E

MIRË DHE KRIJIMIN E KUSHTEVE PËR NJË RRITJE EKONOMIKE ME BAZË TË

GJERË, TË QËNDRUESHME DHE GJITHËPËRFSHIRËSE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet ndryshimi nr.4, i marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi, ndërmjet Këshillit

të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për

forcimin e shtetit të së drejtës dhe qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike

me bazë të gjerë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 7.5.2015

Shpallur me dekretin nr. 9109, datë 21.5.2015, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bujar Nishani

Marrëveshje e Ndihmës së USAID-it nr. 182-DOAG-13-005

AMENDIM NUMËR KATËR

I MARRËVESHJES SË NDIHMËS PËR OBJEKTIVA ZHVILLIMI NDËRMJET

QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS DHE KËSHILLIT TË

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.