Për ratifikimin e protokollit të 16-të të konventës “Për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”.
Ligji nr. 48/2015, datë 7 maj 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 48/2015
- Data e miratimit
- 7 maj 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 85, 26 maj 2015
- Hyn në fuqi
- 10 qershor 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 85, datë 2015-05-26
LIGJ
Nr. 48/2015
PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT TË 16-TË TË KONVENTËS “PËR
MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE LIRIVE THEMELORE”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet protokolli i 16 -të i konventës “Për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive
themelore”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 7.5.2015
Shpallur me dekretin nr. 9108, datë 21.5.2015, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
PROTOKOLLI NR. 16
I KONVENTËS PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE LIRIVE
THEMELORE
STRASBURG, 2.X.2013
Hyrje
Shtete anëtare të Këshillit të Europës dhe Palët e tjera të Larta Kontraktuese të Konventës për
Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, të nënshkruar në Romë më 4 nëntor 1950 (më
poshtë e quajtur "Konventa"), nënshkrues të saj:
duke marrë në konsideratë dispozitat e Konventës dhe në veçanti, nenin 19 që themelon Gjykatën
Europiane të të Drejtave të Njeriut (më poshtë e quajtur "Gjykata");
duke pasur parasysh se zgjerimi i kompetencës së Gjykatës për dhënien e opinioneve rekomanduese do
të përmirësojë më tej ndërveprimin midis Gjykatës dhe autoriteteve kombëtare dhe në këtë mënyrë do të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.