Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për investimin, nga llogaria EU/IPA e by-pass-it Vlorë, për by-pass-in e Vlorës.
Ligji nr. 52/2015, datë 14 maj 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 52/2015
- Data e miratimit
- 14 maj 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 95, 10 qershor 2015
- Hyn në fuqi
- 25 qershor 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 95, datë 2015-06-10
LIGJ
Nr. 52/2015
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR INVESTIMIN, NGA LLOGARIA EU/IPA E BY-PASS-it VLORË, PËR BY-PASS-in E VLORËS
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e grantit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për investimin, nga llogaria EU/IPA e by-pass-it Vlorë, për by-pass-in e Vlorës, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 14.5.2015
Shpallur me dekretin nr. 9120, datë 27.5.2015, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
9 korrik 2014
(Numri i operacionit: 42319)
MARRËVESHJE GRANTI
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, NË LIDHJE ME GRANTIN E INVESTIMIT NGA LLOGARIA E EU/IPA-së PËR BY-PASS-in E VLORËS
Datë [data]
Kjo Grantmarrëveshje (Marrëveshja) është lidhur në (data) ndërmjet Republikës së Shqipërisë (më poshtë e quajtur “Marrësi”), e përfaqësuar nga Ministria e Financave e Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (më poshtë e quajtur “Banka” ose “BERZH”).
Duke marrë parasysh se:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.