Për ratifikimin e akteve dhe dokumenteve të Kongresit të 25-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Doha, 2012.
Ligji nr. 50/2015, datë 14 maj 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 50/2015
- Data e miratimit
- 14 maj 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 93, 8 maj 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 93, datë 2015-05-08
LIGJ
Nr. 50/2015
PËR RATIFIKIMIN E AKTEVE DHE DOKUMENTEVE TË KONGRESIT
TË 25-TË TË BASHKIMIT TË PËRBOTSHËM POSTAR, DOHA, 2012
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohen aktet dhe dokumentet kryesore të Kongresit të 25-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar,
Doha, 2012, si më poshtë, sipas teksteve bashkëlidhur këtij ligji:
1. Konventa Postare Universale;
2. Protokolli Përfundimtar i Konventës Postare Universale;
3. Rregullorja e Përgjithshme e Bashkimit Postar Universal;
4. Marrëveshja e Shërbimeve të Pagesave Postare;
5. Rregullat e Procedurës së Kongresit.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 14.5.2015
Shpallur me dekretin nr. 9118, datë 27.5.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipë risë,
Bujar Nishani
KONVENTA POSTARE UNIVERSALE
Ne nënshkruesit, të plotfuqishëm të qeverive të shteteve anëtare të Bashkimit, në bazë të nenit 22.3
të Konventës të Bashkimit Postar Universal , të miratuar në Vjenë , më 10 korrik 1964, me një
marrëveshje të përbashkët dhe subjekt të nenit 25.4 të Kushtetutës, kemi miratuar në këtë marrëveshje,
rregullat e zbatueshme për të gjithë shërbimin postar ndërkombëtar.
PJESA I
RREGULLAT E PËRBASHKËTA TË ZBATUESHME PËR SHËRBIMIN POSTAR
NDËRKOMBËTAR
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.