Për disa ndryshime në ligjin nr. 9870, datë 4.2.2008, “Për standardizimin”, të ndryshuar.
Ligji nr. 53/2015, datë 21 maj 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 53/2015
- Data e miratimit
- 21 maj 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 95, 10 qershor 2015
- Hyn në fuqi
- 25 qershor 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 95, datë 2015-06-10
LIGJ
Nr. 53/2015
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9870, DATË 4.2.2008, “PËR
STANDARDIZIMIN”, TË NDRYSHUAR1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9870, datë 4.2.2008, “Për standardizimin”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 8 bëhen këto ndryshime:
a) Pika 3 shfuqizohet.
b) Në pikën 4, fjalia e dytë ndryshohet si më poshtë:
“Marrëdhëniet e punës së Drejtorit të Përgjithshëm dhe nëpunësve të DPS -së rregullohen sipas
legjislacionit për nëpunësin civil. Marrëdhëniet e punës së punonjësve admi -nistrativë rregullohen me
Kodin e Punës.”.
Neni 2
Në nenin 14, shkronja “g” shfuqizohet.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 21.5.2015
Shpallur me dekretin nr. 9121, datë 28.5.2015, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
NDREQJE GABIMI
Në vendimin e KQZ -së nr. 226, datë 7.5.2015 "Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit,
kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Demokratike, në qarkun Shkodër, për plotësimin e vakancës
së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë", botuar në Fletoren Zyrtare nr. 83, datë 25 maj 2015, faqe 4392 :
Ishte: OBJEKT: Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit, kandidatit të listës shumëemërore të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.