Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9789, datë 19.7.2007, “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”.
Ligji nr. 54/2015, datë 28 maj 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 54/2015
- Data e miratimit
- 28 maj 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 105, 23 qershor 2015
- Hyn në fuqi
- 8 korrik 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 105, datë 2015-06-23
LIGJ
Nr. 54/2015
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9789, DATË 19.7.2007, “PËR
KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ZONAVE EKONOMIKE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në titull dhe kudo në ligj, fjalët “zonë ekonomike”, “zonë e lirë” dhe “park industrial” zëvendësohen
me fjalët “zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik”.
Neni 2
Neni 2 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 2
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik (zona)” është një territor i ndarë, sipërfaqe e
përcaktuar trualli apo ndërtesash dhe pasurish të tjera të paluajtshme, e zhvilluar në përputhje me një plan
të përgjithshëm dhe e pajisur me infrastrukturën e nevojshme për prodhim, zhvillim industrial, tregti dhe
ofrimin e shërbimeve, që vlerësohet pjesë e territorit doganor të Republikës së Shqipërisë, e ndarë nga ky
territor, në aspektin e regjimit fiskal dhe doganor dhe që rregullohet në përputhje me dispozitat e këtij
ligji, aktet e tjera ligjore dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.
2. Termi “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” ka kuptimin e “zonës së lirë”, sipas Kodit
Doganor.
3. “Zhvillues” është shteti ose çdo person juridik i licencuar, vendas ose i huaj, i cili ndërton,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.