Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë”.
Ligji nr. 57/2015, datë 28 maj 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 57/2015
- Data e miratimit
- 28 maj 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 105, 23 qershor 2015
- Hyn në fuqi
- 8 korrik 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 105, datë 2015-06-23
LIGJ
Nr. 57/2015
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR PROJEKTIN “PËR PËRMIRËSIMIN E SISTEMIT
TË SHËNDETËSISË”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndër-kombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 28.5.2015
Shpallur me dekretin nr. 9138, datë 16.6.2015, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
HUAJA NR.---AL
MARRËVESHJE HUAJE
PROJEKTI PËR PËRMIRËSIMIN E SISTEMIT TË SHËNDETËSISË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM
Datë ______, 2015
Marrëveshje e datës ______, 2015, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (Huamarrësi) dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (Banka). Huamarrësi dhe Banka bien dakord si më poshtë:
Neni 1
Kushte të përgjithshme; përkufizime
1.01 Kushtet e përgjithshme (siç përcaktohen në shtojcën bashkëlidhur kësaj Marrëveshjeje) janë pjesë përbërëse e kësaj Marrëveshjeje.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.