Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”.

Ligji nr. 56/2015, datë 28 maj 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
56/2015
Data e miratimit
28 maj 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 105, 23 qershor 2015
Hyn në fuqi
8 korrik 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 105, datë 2015-06-23

LIGJ

Nr. 56/2015

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 69/2012 “PËR SISTEMIN ARSIMOR

PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, bëhen këto

ndryshime:

Neni 1

Në nenin 2 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Pikat 8, 10, 12 dhe 19 ndryshohen si më poshtë:

“8. “Kurrikula” është sistem i përbërë nga disa elemente, si: korniza kurrikulare, kurrikula bërthamë,

programet mësimore, vlerësimi, që, të lidhura mes tyre, lejojnë të orientohet dhe të funksionojë sistemi

arsimor, nëpërmjet planeve arsimore dhe administrative. Kurrikula sigu ron arsimim cilësor dhe të

barabartë për çdo pjesëtar të shoqërisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, seksi, pozita shoqërore.

10. “Kompetenca themelore” është kompetenca, për të cilat kanë nevojë të gjithë individët për

plotësim dhe zhvillim vetjak, për qytetari aktive, për përfshirje shoqërore dhe për punësim.

12. “Kurrikula bërthamë” është kurrikul e përbashkët për të gjithë nxënësit e një niveli në sistemin

arsimor.

19. “Program mësimor” është dokumenti që përmban synimet, objektivat dhe rezultatet e të nxënit,

metodologjitë e të nxënit dhe të vlerësimit për një lëndë ose fushë të caktuar.”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.