Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar.

Ligji nr. 62/2015, datë 11 qershor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
62/2015
Data e miratimit
11 qershor 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 111, 30 qershor 2015
Hyn në fuqi
15 korrik 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 111, datë 2015-06-30

LIGJ

Nr. 62/2015

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9482, DATË 3.4.2006, “PËR

LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa

leje”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 2 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Në fjalinë e parë të pikës 1, shprehja “për objektet e ndërtuara pa leje deri më 15.1.2009”

zëvendësohet me shprehjen “për ndërtimet pa leje të ndërtuara deri më 27.6.2014”.

2. Pika 2 shfuqizohet.

3. Në pikën 4, shprehja “në pikat 1, 2 dhe 3” zëvendësohet me shprehjen “në pikat 1 dhe 3”.

Neni 2

Në nenin 3, shkronja “gj/1” shfuqizohet.

Neni 3

Në nenin 17, pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të ndërtimit pa leje kryhet sipas

dispozitave të Kodit Civil. Parcela ndërtimore, për të cilën kalohet e drejta e pronësisë, përcaktohet:

a) Në rastin e ndërtimeve pa leje me funksion banimi, si rregull, sipërfaqja e parcelës, për të cilën

miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, duhet të jetë deri në masën e trefishit të bazës së ndërtimit, por

në çdo rast jo më e madhe se 500 (pesëqind) m².

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.