Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, që vepron si administrator i fondeve grant, të siguruara nga Agjencia Suedeze për Zhvillimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar (SIDA), nën Fondin suedez të besimit, për Fondin e Besimit nr. Tf072239, për projektin e shërbimeve mjedisore me Shqipërinë.

Ligji nr. 64/2015, datë 11 qershor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
64/2015
Data e miratimit
11 qershor 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 111, 30 qershor 2015
Hyn në fuqi
15 korrik 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 111, datë 2015-06-30

LIGJ

Nr. 64/2015

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM

DHE ZHVILLIM, QË VEPRON SI ADMINISTRATOR I FONDEVE GRANT, TË

SIGURUARA NGA AGJENCIA SUEDEZE PËR ZHVILLIMIN E BASHKËPUNIMIT

NDËRKOMBËTAR (SIDA), NËN FONDIN SUEDEZ TË BESIMIT, PËR FONDIN E

BESIMIT NR. TF072239, PËR PROJEKTIN E SHËRBIMEVE MJEDISORE ME

SHQIPËRINË

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës

Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, që vepron si administrator i fondeve grant, të siguruara nga

Agjencia Suedeze për Zhvillimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar (SIDA), nën Fondin Suedez të

Besimit, për Fondin e Besimit nr. TF072239, për projektin e shërbimeve mjedisore me Shqipërinë, sipas

tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 11.6.2015

Shpallur me dekretin nr. 9148, datë 23.6.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar

Nishani

Banka Botërore

Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit

1818 H Street N.W.

Uashington, D.C. 20433

U.S.A.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.