Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Spanjës për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.

Ligji nr. 59/2015, datë 11 qershor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
59/2015
Data e miratimit
11 qershor 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 111, 30 qershor 2015
Hyn në fuqi
15 korrik 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 111, datë 2015-06-30

LIGJ

Nr. 59/2015

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE

TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË SPANJËS

PËR SHKËMBIMIN DHE MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONIT

TË KLASIFIKUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së

Mbretërisë së Spanjës për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar, sipas

tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 11.6.2015

Shpallur me dekretin nr. 9143 , datë 23.6.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bujar Nishani

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

QEVERISË SË MBRETËRISË SË SPANJËS PËR SHKËMBIMIN DHE MBROJTJEN

RECIPROKE TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Mbretërisë së Spanjës, më poshtë të

quajtura “Palët”,

duke njohur nevojën e të dyja Palëve për të garantuar mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar të

shkëmbyer ndërmjet tyre në kuadrin e bisedimeve dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.