Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator i fondeve grant, të siguruara nga qeveri të ndryshme nën Fondin e Përbashkët Europian të Ballkanit Perëndimor, për projektin e detajuar të linjës hekurudhore Durrës - Tiranë dhe vlerësimin financiar/ekonomik të të gjithë rrjetit hekurudhor në Shqipëri.
Ligji nr. 63/2015, datë 11 qershor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 63/2015
- Data e miratimit
- 11 qershor 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 111, 30 qershor 2015
- Hyn në fuqi
- 15 korrik 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 111, datë 2015-06-30
LIGJ
Nr. 63/2015
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT NDËRMJET KËSHILLIT TË
MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA
MINISTRIA E FINANCAVE, DHE BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE
ZHVILLIM, SI ADMINISTRATOR I FONDEVE GRANT, TË SIGURUARA NGA
QEVERI TË NDRYSHME NËN FONDIN E PËRBASHKËT EUROPIAN TË
BALLKANIT PERËNDIMOR, PËR PROJEKTIN E DETAJUAR TË LINJËS
HEKURUDHORE DURRËS - TIRANË DHE VLERËSIMIN FINANCIAR
/EKONOMIK TË TË GJITHË RRJETIT HEKURUDHOR NË SHQIPËRI
Në mbështetje të nen eve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e grantit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të
përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si
administrator i fondeve grant, të siguruara nga qeveri të ndryshme nën Fondin e Përbashkët Europian të
Ballkanit Perëndimor, për projektin e detajuar të linjës hekurudhore Durrës - Tiranë dhe vlerësimin
financiar / ekonomik të të gjithë rrjetit hekurudhor në Shqipëri, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 11.6.2015
Shpallur me dekretin nr. 9147, datë 23.6.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bujar Nishani
MARRËVESHJA E GRANTIT
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.